Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 25-54/2019 (JR), datë 17.12.2024, që i përket kërkuesit Alfred Agolli me objekt “Rishikim i vendimit nr. 19, datë 13.07.2021, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, marrë në bazë të ligjit të posaçëm nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”[….].”
Në datën 23.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi