
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 53/2024, datë 20.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Xhemal Saliaj kundër vendimit nr. 805, datë 07.10.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 09.01.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi