Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 56/2024, datë 27.12.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 811, datë 08.11.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Eranda Laze.
Në datën 09.01.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi