Në datë 09.01.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Sokol Çomo, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 1/2023, datë 10.01.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ilir Turja kundër vendimit nr. 584, datë 07.11.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi është bërë pas kërkesës së gjyqtarit për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 1, datë 09.01.2025, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Rezarta Schuetz (kryesuese), Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtare).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 1/2023, datë 10.01.2023, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi