Në datë 27.01.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 41/2022, datë 22.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bevis Shehaj kundër vendimit nr. 541, datë 15.06.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Bevis Shehaj për përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 6, datë 24.01.2025, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Rezarta Schuetz (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 41/2022, datë 22.09.2022, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Mimoza Tasi

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla