Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 41/2022, datë 22.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bevis Shehaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 541, datë 15.06.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenin 50, germa “d” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, me shumicë votash, vendosi:

– Prishjen e vendimit nr. 541, datë 15.06.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Bevis Shehaj dhe pushimin e gjykimit te çështjes.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.02.2025.