Ditën e martë, më datë 25.02.2025, ora 14:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 12/2022, datë 17.02.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arqile Basho kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 486, datë 15.12.2021.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.