Ditën e premte, më datë 28.02.2025, ora 11:00, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Bilbil Mete për rishikimin e vendimit nr. 9, datë 23.03.2021 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.