
Ditën e mërkurë, më datë 09.04.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 25/2024, datë 03.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 760, datë 26.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ardiana Bera.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtare: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.