Ditën e martë, më datë 22.04.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 32/2022, datë 14.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arian Ndoja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 528, datë 06.05.2022.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.