
Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 28.03.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 24/2024, datë 01.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 744, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Hajredinaj.
Kryesuesja e seancës bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199 i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i cili, ka deleguar për ta përfaqësuar në këtë proces, prokurorin e Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho.
Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, Kryesuesja konstatoi mosprezencën e z. Klodian Braho, i cili, nëpërmjet një shkrese drejtuar Kolegjit kërkonte shtyrje të seancës, pasi për arsye shëndetësore, ishte në pamundësi objektive për të qenë i pranishëm.
Pasi përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit u shpreh se çmon të arsyeshme pranimin e kërkesës së përfaqësuesit të Prokurorisë së Posaçme, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës në gjyqësore për në datën 7.04.2025, ora 10:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.