Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.29/2019, datë 30.05.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marsida Xhaferllari kundër vendimit nr.115, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 05.06.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo