Ditën e mërkurë, më datë 28.05.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 48/2022, datë 17.11.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Emiljano Ruli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 557, datë 29.07.2022.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Natasha Mulaj, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.