
Ditën e martë, më datë 10.06.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 8/2023, datë 24.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 600, datë 19.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Robert Kote.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.