Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24.06.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 39/2022, datë 07.09.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Alvora.

Kryesuesja e seancës gjyqësore relatoi të gjitha aktet e sjella në Kolegj nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe Prokuroria pranë kësaj gjykate, në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, të datës 29.05.2025. Kryesuesja informoi se përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Adnan Xholi, nëpërmjet personave të autorizuar, është njohur me aktet e përcjella dhe i janë vënë në dispozicion akte e kërkuara prej tyre, ndërsa subjekti i rivlerësimit ka marrë dijeni lidhur me to.

Palët shprehën dakordësinë që aktet të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues.

Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet e sjella në Kolegj, si dhe parashtrimet e palëve të paraqitura gjatë seancës së mëparshme.

Trupi gjykues vendosi të mos vijojë hetimin lidhur me denoncimet, pasi nuk plotësohen kriteret e nenit 53 të ligjit 84/2016.

Lidhur me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, duke iu referuar gjetjeve në aktet e sjella në Kolegj, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se evidentohen mangësi profesionale gjatë ushtrimit të detyrës nga subjekti i rivlerësimit.

Subjekti i rivlerësimit, znj. Elona Alvora, dha shpjegimet e saj lidhur me gjetjet e referuara nga përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme.

Trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe shtyrjen e seancës për në datën 09.07.2025, ora 9:00, për ti’i dhënë kohë palëve të përgatisin konkluzionet përfundimtare.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.