Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.31/2019, datë 13.06.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Irma Balli kundër vendimit nr.109, datë 19.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 18.06.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Luan Daci
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz