Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr. 9/2018 JR, datë 19.07.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Edmond Islamaj.

Sot, në datën 23.07.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

  • Kryesues:        Luan Daci
  • Relator:           Sokol Çomo
  • Anëtarë:          Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz