Ditën e enjte, më datë 18.07.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.27/2018, datë 29.10.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Artan Broci kundër vendimit nr. 53, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Luan Daci, Sokol Çomo, Albana Shtylla
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.