Ditën e enjte, më datë 04.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 45/2024, datë 12.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 682, datë 10.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enklid Gjini.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.