Në datë 12.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 84/2021, datë 29.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ermir Lelçi kundër vendimit 465, datë 28.10.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 84/2021, datë 29.12.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi