Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 36/2024, datë 09.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 778, datë 28.06.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Vjollca Spahiu.

Në datën 12.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues:    Sokol Çomo

Relatore:      Rezarta Schuetz

Anëtarë:       Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi