Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 12 korrik 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.30/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues i vuri në dispozicion subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik analizën financiare të përgatitur me kërkesë të Komisionerit Publik, nga Njësia e Shërbimit Ligjor pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Për t’i lënë kohë subjektit të rivlerësimit, znj.Kosova dhe Komisionerit Publik të shprehen lidhur me këtë analizë, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 19.07.2019, ora 08:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.