Ditën e martë, më datë 24.03.2026, ora 11:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga znj. z. Elsion Sadiku për rishikimin e vendimit (JR) nr. 7, datë 05.04.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.