Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Ardian Hajdari, relator Luan Daci dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, sot, më datë 26.07.2018, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66/1 gërma “a” të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi unanimisht:
Lënien në fuqi të vendimit N14 datë 13.04.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit z. Besim Trezhnjeva. Ky vendim është përfundimtar, i formës se prerë dhe hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
U shpall sot, në Tiranë më datë 26.07.2018.