Ditën e mërkurë më datë 12.09.2018, ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja nr. 6/2018 (JR) datë 21.06.2018 për ankimin që subjekit i rivlerësimit znj. Besa Nikëhasani ka bërë kundër vendimit nr. 15, datë 20.04.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj, Ardian Hajdari