Ditën e hënë, më datë 16.09.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.31/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Bujar Hoti kundër vendimit nr. 64, datë 10.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.