Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.36/2019, datë 31.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Roland Jaupaj kundër vendimit nr.150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 03.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo