Ditën e hënë, më datë 23.09.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.1/2019, datë 08.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Alma Liçaj kundër vendimit nr. 78, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Luan Daci
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.