Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.38/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Idriz Mulkurti kundër vendimit nr.159, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 10.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:  Ina Rama

 

Relatore:  Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo