Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.39/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako kundër vendimit nr.178, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 10.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relator: Luan Daci
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz