Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.41/2019, datë 06.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eugen Beçi kundër vendimit nr.171, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 10.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo