Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.43/2019, datë 18.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena kundër vendimit nr.160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 25.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues:  Luan Daci

 

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo