Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 25.09.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.

Subjekti i rivlerësimit nuk ishte i pranishëm në këtë seancë gjyqësore për shkaqe shëndetësore, për të cilat, paraqiti një raport mjekësor. Subjekti i rivleresimit, nëpërmjet një kërkese me shkrim i kërkoi trupit gjykues shtyrjen e seancës.

Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore në datën 03.10.2019, ora 10:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.