Ditën e hënë, më datë 14.10.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.6/2019, datë 07.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Artur Selmani, kundër vendimit nr. 82, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore:   Natasha Mulaj

Anëtarë:    Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.