Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.46/2019, datë 25.09.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.161, datë 18.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kastriot Selita.
Sot, në datën 30.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo