Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.48/2019, datë 09.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Pasho kundër vendimit nr.147, datë 16.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 17.10.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo