Kolegji i Posaçëm i Apelimit, bazuar në nenin 65, pika 1 dhe 3 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, njofton subjektet pjesëmarrëse në procesin e çështjes (JR) 7/2019, datë 11.02.2019 që lidhet me subjektin e rivlerësimit Fatos Qato, se për shkak të pamundësisë së vëzhguesit ndërkombëtar për të marrë pjesë në proces në datën e njoftuar në shpalljen e mëparshme, do ta zhvillojë atë ditën e premte, në datën 08.11.2019, ora 11.00.

Trupi gjykues për gjykimin e çështjes (JR) 7/2019, datë 11.02.2019, për ankimin që subjekti i rivlerësimit Fatos Qato ka bërë kundër vendimit nr.87, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore:   Natasha Mulaj

Anëtarë:    Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë