
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.52/2019, datë 22.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Valbona Durraj (Seknaj) kundër vendimit nr.175, datë 04.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 28.10.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj