Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.11.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.

Në seancën e sotme gjyqësore, palët u shprehën mbi përgjigjet e ardhura nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë si dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, mbi informacionet shtesë të nevojshme për çështjen, të kërkuara nga trupi gjykues seancën paraardhëse.

Subjekti i rivlerësimit, pasi paraqiti disa parashtrime, i kërkoi trupit gjykues marrjen e disa provave të reja në funksion të shqyrtimit të çështjes.

Trupi gjykues vendosi të mos lejojë marrjen si provë të akteve në gjuhën greke dhe turke, për arsye se ato nuk ishin të legalizuara në rrugë diplomatike ose me vulë apostile, ndërkohë qe lejoi marrjen si provë të akteve të tjera shkresore.

Lidhur me aktet që u lejuan të merren si provë, trupi gjykues i kërkoi Komisionerit Publik të paraqesë një vlerësim në seancës e radhës, e cila do të zhvillohet më datë 7.11.2019, ora 09:30.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.