Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.54/2019, datë 28.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alfred Agolli kundër vendimit nr.177, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 01.11.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Natasha Mulaj