Ditën e hënë, më datë 02.12.2019, ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.3/2019, datë 11.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Entela Prifti, kundër vendimit nr. 69, datë 10.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.