Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.57/2019, datë 11.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj kundër vendimit nr.187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ndaj këtij vendimi të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka ushtruar ankim edhe Komisioneri Publik.

Sot, në datën 18.11.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo