
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 08.01.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 12/2019, datë 22.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Cani.
Kryesuesja e seancës njoftoi palët në proces se subjekti i rivlerësimit kishte paraqitur kërkesë për shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor, për t’i dhënë kohë përgatitjeje avokatit të tij mbrojtës.
Në seancë, subjekti i rivlerësimit parashtroi gjithashtu edhe një rrethanë familjare për shkak të së cilës kërkoi shtyrjen e seancës.
Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës më datë 20.01.2020, ora 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3. Tiranë.