Ditën e hënë, më datë 13.01.2020, ora 10:00, në Kolegjin  e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për shqyrtimin e çështjes me nr. (JR) regjistri 9/2019, datë 12.02.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izet Kadana kundër vendimit nr. 92, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në seancën e sotme, trupi gjykues u njoh me kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Luan Daci, të cilën subjekti i rivlerësimit Izet Kadana e ka paraqitur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Pasi u njoh me kërkesën, trupi gjykues i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Sokol Çomo, Luan Daci dhe Natasha Mulaj anëtarë, vendosi pezullimin e shqyrtimit gjyqësor të çështjes me nr. (JR) regjistri 9/2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izet Kadana kundër vendimit nr. 92, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, deri në shqyrtimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e gjyqtarit Luan Daci nga përbërja e këtij trupi gjykues.