Ditën e enjte, më datë 06.02.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.13/2019, datë 27.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Adnand Kosova.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore:  Ina Rama

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.