Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit nr.199, datë 11.10.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 21.01.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Ina Rama

 

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo