
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 5/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit nr. 206, datë 07.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 28.01.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Luan Daci
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz