Ditën e martë, më datë 24.03.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë plenare publike çështja (JD) nr.1/2019, datë 19.12.2019 me kërkues Tom Dedaj kundër vendimit nr. 22, datë 28.01.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:
Natasha Mulaj, Kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Albana Shtylla Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Ardian Hajdari Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Ina Rama Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Luan Daci Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Rezarta Schuetz Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Sokol Çomo Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.