
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.6/2020, datë 05.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Isuf Shehu kundër vendimit nr.210, datë 14.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 17.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz