Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.7/2020, datë 05.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Astrit Haxhialushi kundër vendimit nr.225, datë 07.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 17.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz